Secondary Adv

Inagurohet ne Florida hoteli ne forme kitare

Share on Google+

Me një lartësi rreth 122 metra nga toka dhe i mbuluar me një fasadë me drita neoni, hoteli i parë në botë në formë kitare do të ndërtohet në Hollywood, Florida. 

 

Projektuar nga studioja arkitekturore Klai Juba Wald+INTERIORS, hoteli dhe kazinoja në formën e një kitareje hard rock është pjesë e një zhvillimi më të gjerë të vlerësuar me 1.5 miliardë dollarë. 

Ndërtesa kombinon akomodimin luksoz me një ekran dixhital të dritave të realizuar nga ekipet DCL dhe float4. Me formën e saj tërheqëse, hoteli dhe kazinoja e re është projektuar për të qëndruar si një pikë referimi për zonën e Floridës jugore.

Vëllimi përfshin 34 kate dhe ofron një program të gjerë duke përfshirë akomodimin në hotel, restorante dhe një seri pishinash të zbkuruara në natyrë. Fasada e ndërtesës është e veshur edhe me 16.800 ‘v-sticks’, video instalime duke përdorur LED me performancë të lartë, të cilat shndërrojnë formën e ndërtesës në një skulpturë dinamike.

Me muzikë dhe argëtim duke qenë në thelb të markës Hard Rock, lartësia e përparme e kitarës shërben si një ekran dhe një skenë për shfaqjet muzikore të përditshme. Duke shënuar kulmin e ndërtesës, "telat" e kitarës shtrihen në qiellin e natës falë cilindrave të dritës në çati që mund të shihen për milje përreth.


Më të lexuarat